Në ditën e tretë të vizitës zyrtare në Luginën e Preshevës, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, vizitoi Medvegjën.
Ai u takua me këshilltarët komunalë shqiptarë dhe drejtuesin e grupit qytetar “Të gjithë për Medvegjën”, Muharrem Salihu.
Gjatë takimit, Cakaj theksoi domosdoshmërinë e strategjisë për mbrojtjen e shqiptarëve në Luginë, si dhe rëndësinë e përpilimit të një strategjie afatgjatë në shërbim të ruajtjes së faktorit shqiptar.
Gjithashtu, ministri Cakaj vizitoi edhe disa shkolla, ndërmarrje dhe qendra të tjera në Medvegjë, të rëndësishme për zhvillimin e jetës së shqiptarëve që jetojnë në atë zonë.
Gjatë vizitës 3 ditore, cakaj ka zhvilluar takime edhe me përfaqësuesit e partive pjesëmarrëse në listën e Luginës se Bashkuar, ku në fokus të diskutimit ishte rëndësia e ruajtjes së unitetit të brendshëm dhe të drejtat e shqiptarëve atje.
