E kemi parë shpesh të bëjë humor dhe kemi qeshur me këtë gjë, por
këtë herë është treguar serioz kur bëhet fjalë për të treguar dashurinë
që ka për gruan e tij Aidën. Mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze
Dielli”, aktori Gentian Zenelaj ka treguar se si ka nisur gjithçka nga
zero dhe çdo gjë e ka ndërtuar me gruan e tij Aidën.

Sipas tij, kjo është edhe një prej arsyeve pse qëndron në Shqipëri, pa lënë pa përmendur prindërit, punën e shoqërinë.

“Çdo lloj guri në këtë puzzle e kemi vendosur bashkë. Pra kemi
filluar bashkë me një biçikletë dhe me një shtëpi në Laprakë e cila
kushtonte 120 mijë lekë. Madje më kujtohet që Aida e ka lyer vetë me
gëlqere, se nuk kishim para. Në këtë mozaik çdo gur i vendosur e kemi
kapur me dy duar, gjithçka është ndërtuar bashkë dhe seriozisht një
shembull ku po të iki, ikën gjysma e këtij mozaiku jemi ne. Në këtë sens
nuk mund të jemi pa njëri-tjetrin në gjithçka”, tha aktori.






Previous articleJep dorëheqjen regjisori, Top Channel anulon emisionin që mezi prisnimNext articleTalenti i tij, magjeps mësuesit britanikë, ngrihen kundër deportimit të të riut shqiptar

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re