Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula, në një reagim të sajin në rrjetet sociale, e konsideroi largimin dhe kërkesën për azil politik në Zvicër nga ana e Agron Tufës, drejtori ekzekutiv të Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri, si një sinjal aspak të mirë.

“Ndjehem sot e keqardhur që, kolegu Agron Tufa, nën presionin e kërcënimit me jetë për vete dhe për familjen e tij, u detyrua të lërë vendin në kërkim të azilit politik. Që një zyrtar i lartë shteteror ndërmerr një hap të tillë, tregon se institucionet që duhet ta mbrojnë, ligjet tona, nuk kanë vepruar”, shkruan ajo.

Postimi i plotë

Ndjehem sot e keqardhur qe kolegu Agron Tufa, nen presionin e kercenimit me jete per vete dhe per familjen e tij, u detyrua te lere vendin ne kerkim te azilit politik.

Kam ndjekur me shqetesim sulmet publike ndaj tij, duke shpresuar qe keto do te trajtoheshin nga organet kompetente, dhe eventualisht do te ndaleshin. Qe nje zyrtar i larte shteteror ndermerr nje hap te tille, tregon se institucionet qe duhet ta mbrojne, ligjet tona, nuk kane vepruar.

Me Z. Tufa kemi kendveshtrime te ndryshme per qasjet mbi perballjen me te shkuaren diktatoriale, por na ka bashkuar qellimi i perbashket dhe bindja se nuk ka demokraci te qendrueshme pa dekomunistizim te shoqerise sone. Kam vleresuar gjithmone kurajon e tij, pasionin dhe penen e zhdervjellet, dhe shpresoj qe zeri i tij nuk do te na mungoje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re