Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit Gentiana Sula kujton grevën e studentëve të viteve 90’.

Në një rrëfim ndryshe për moderatoren Pranvera Borakaj, Gentiana tregoi në emisionin “Quo Vadis” ndjesitë dhe përjetimet nga greva e studentëve. Ajo tha se doli e dërrmuar nga greva për shkak të mungesës së gjumit dhe të ushqimit.

Lexo edhe :Related Posts

Pjesë nga Intervista

Gentiana Sula: Disa thonë që mund të kenë ngrënë ndonjë gjë. Por me thënë të drejtën unë as kam ngrënë, as më ka sjell njeri gjë, sepse as nuk konceptohej që të shkelej ajo fjala. Dita e parë nuk ka qenë e thjeshtë. Mbaj mend që në një moment të caktuar i larguan prindërit, u rrethuam me policë.

Pranvera Borakaj: Kishit frikë?

Gentiana Sula: Aty kam pasur, pati një heshtje totale, nuk është që u masivizua që në fillim greva. Kronikanët do shkruajnë, dita e parë ishte icik më e vogël, pastaj filloi kur fitoi të marrë terren dhe u pa që Tirana po e përkrahte. U mblodhën njerëzit jashtë, u shtua, filluan të mbusheshin shkallët, dhomat poshtë te kati i  parë. Por dita e parë nuk ka qenë kaq pasive.Kur rrethoi policia pati një heshtje, ra nata, u mpakën dhe pastaj kur Tirana e përkrahu ndodhi dicka tjetër, u mbush me entuziazëm. Por unë vetë kam dalë shumë e dërrmuar sepse ishte problemi i mungesës së gjumit.

Pranvera Borakaj: Sa ditë keni qendruar aty?

Getiana Sula: Rreth dy ditë e gjysmë.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re