Kuvendi votoi  për zgjedhjen e Kryetarit të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

 

Në krye të Autoritetit të Dosjeve u rizgjodh Gentiana Sula me 71 vota pro. 5 deputetë votuan kundër dhe një abstenoi.

 

Ndërsa votimi për Avokatin e Popullit është shtyrë për vitin 2023.

 

Pas seancës maratonë që zgjati dy ditë, mazhoranca rrëzoi kandidatët e opozitës.

 

Avokati  Ledio Braho mori vetëm 3 vota pro, ndërsa Altin Goxhaj që mbështetej nga deputetët e grupit të Sali Berishës mori 70 vota kundër.

 

Duke qenë se asnjëri nga kandidatët nuk arriti 84 vota, votimi u shty për vitin tjetër.

 

Siç edhe kishte paralajmëruar, opozita bojkotoi votimin, ndërsa në sallë qëndruan tre deputetët e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re