Kandidati për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit ka publikuar fjalimin e shkurtër të një qytetari, i cili ka dhënë një mesazh tepër të rëndësishëm.

Sipas tij, Gentjan Llatja i PS po bën një fushatë me mashtrime dhe gënjeshtra, ndërsa Damian Gjiknuri po përçan qytetarët.

Qytetari tha se ai është i majtë, por kurrë nuk ka votuar partinë, por njeriun, duke bërë thirrje që më 14 maj të votohet Luçiano Boçi pasi ai është njeriu i duhur.

“Unë sfidoj Gentjan Llatjan në këtë fushate që ai po bën për mashtrime dhe gënjeshtra të papara ndonjëherë.

Sfidoj Damian Gjiknuirin, si një njeriu, jo mashtrues, por përçarës i këtij populli që kërkon ti ndajë shqiptarët në komunist dhe ballist. Po fitoj PS do ketë mbështetjen e qeverisë, po nuk fitoj PS nuk e ka mbështetjen e qeverisë. Po mirë mo zotëri, ai fëmijë 5,6,7 vjeç apo 10 vjeç do tia dijë për PS e PD?! Ai do të ushqehet, të mbathet të shkollohet, do ai që i ati është i PD apo i PS? Ai do të jetojë si gjithë të tjerët. Ti kryeministër je kryeministër i gjithë shqiptarëve apo vetëm i PS? Unë majtas kam qenë gjithmonë, por nuk kam votuar partinë, por njeriun dhe njeriu që duhet votuar është Luçiano Boçi”, tha qytetari në videon e shpërndarë nga Boçi.

“I jashtëzakonshëm ligjërimi i shkurtër por me shumë vlerë i këtij qytetari që zbërthen fushatën e turpshme të kundërshtarëve tanë në Elbasan. Në 14 maj, ju firmosni ndryshimin”, shkruan Luçjano Boçi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re