Ish-kryeministri i Maqedoni njëkohësisht dhe kryetar i VMRO-Popullore, Lupço Georgevski ka theksuar se nëse dështon Marrëveshja e Prespës vendi do të humb shansin për arritjen e një kompromisi më të mirë në të ardhmen.

 

Sipas tij nëse referendumi i 30 shtatorit nuk kalon, atëherë Maqedonia do të vazhdojë të njihet si IRJM ndërkohë që edhe faktori ndërkombëtar do të heq dorë nga vendi.

 

Marrëveshja nuk është ideale për shkak të përdorimit të brendshëm të emrit, thotë Georgievski por bën me dije se gjuha dhe identiteti nuk janë cenuar aspak. Madje për të shpjeguar ende më mirë qëndrimet e tij, Lupço Georgievski në intervistën javore të Radios Evropa e Lirë tha se edhe vet do të del në votim dhe se do të votojë PËR Maqedoninë anëtare e NATO-s dhe BE-së.

 

Sa i përket ndryshimeve eventuale kushtetuese që do të pasojnë pas referendumit, Georgievski krahasoi ngjarjen e tanishme me atë të Marrëveshjes së Ohrit, duke konstatuar se kjo gjë u takon bartësve të pozitave në organet e drejtësisë dhe jo politikanëve.

 

“Nuk guxojmë të harrojmë se nëse dështon referendumi ne përsëri do të jemi IRJM, së paku në 30 vitet e ardhshme sepse së pari mendoj se nuk do të ketë më politikan të sinqertë maqedonas që do t’i hyjnë kësaj pune por mendoj se edhe faktori ndërkombëtar do të heq dorë nga kjo çështje. 05-24 Kjo me përdorimin e brendshëm unë më shumë e shoh si një iritim, mund të them se grekët na kanë zënë ngushtë ose kanë kuptuar që Qeveria e ka patjetër që ta nënshkruaj dhe kanë kërkuar më shumë se që kanë merituar. Për këtë gjë nuk mund të them se Marrëveshja është ideale. Megjithatë përsëri dua të potencoj se kjo gjë nuk prek identitetin sepse këto çështje, nga ajo që shkruhet në Marrëveshje, gjuha dhe përkatësia etnike janë ruajtur”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re