Skip to content

“Gërdec” në Kiev: 10 mijë të evakuuar

Përafërsisht 10 mijë njerëz janë evakuuan pas një zjarri e më pas shpërthimi në një depo municionesh të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, 176 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit, Kiev.

Aktualisht nuk ka të dhëna për viktimat dhe është e paqartë nëse është një akt i qëllimtë apo një shpërthim aksidental.

Zona në rreze prej 30 kilometrash është mbyllur dhe trafiku rrugor dhe hekurudhor është ndërprerë. Qindra njerëz janë largua në vendi i shpërthimit, dhe trafiku ajror mbi këtë zonë është gjithashtu i ndaluar.

“Rreth 10,000 njerëz janë evakuuar dhe 30 kilometra hapësirë ajrore është e mbyllur. Trafiku hekurudhor si dhe trafiku rrugor janë ndalur”, tha një zyrtar vendas.

Ende po hetohet se çfarë ka ndodhur në depon e municioneve.

#Ukraine ammo depot explosion near #Chernihiv pic.twitter.com/eQqKlcg0Jd

— Aijaz (@anaijaz) October 9, 2018