E ftuar në një lidhje “Skype” në “Newsline”, Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj 7-vjeçar në tragjedinë e Gërdecit, u shpreh se vendimi i Gjykatës dje për të pranuar familjarët e viktimave të jenë pjesë e procesit nuk është një fitore, por u vendos një e drejtë e jonë.

Fitore nuk është, thjesht u vendos drejtësi për ne, që viktimat kanë të drejtat e tyre. Kur personit i ke marrë jetën, kush është viktimë, në këtë prizën ka qenë kjo betejë” tha fillimisht ajo.

Durda e cilëson atë tragjedi si “vrasje shtetërore” pavarësisht se Media akuzohet për “shpërdorim detyre”. Durda tha se ai akuzohet për “shpërdorim detyre” më pasojë vdekjen e 26 personave dhe dëmtimin e shumë të tjerëve.

Akuzës për shpërdorim detyre do të pasojë me vdekjen e 26 personave dhe dëmtimin e shumë të tjerëve. Tani që jemi ne palë, do të shikojmë se çfarë do të bëjmë” shtoi ajo.

Në lidhje se pret që të merret shpejt një vendim lidhje me këtë ngjarje, Durda tha se tani mbetet për t’u parë.

Marrjen e vendimit do ta shohim, nëse do të vazhdojë gjykim i shkurtuar apo normal” theksoi Durda.

Durda tha se ajo e quan “vrasje shtetërore” sepse për shkak të urdhrit të ministrit të atëhershëm, djali i saj nuk jeton më sot.

Vrasje shtetërore, sepse djali im ishte vetëm 7 vjeç e gjysëm dhe me urdhër të ministrit të mbrojtjes këto municione kanë dalë nga depot ku magazinoheshin. Ai pikërisht ai urdhër, që fëmija im nuk jeton sot.

Vendimi i djeshëm na ka kthyer në 14 shtator i vitit 2009, ku cështja u pushua për shkak të imunitetit të tij” përfundon Zamira Durda.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re