Sot është mbajtur seanca për çështjen “Gërdeci”, ku ish-ministri Fatmir Mediu tha se duhet të merren në pyetje dëshmitarët dhe e më pas ai. Për mediat, Fatmir Mediu tha nuk ka bërë asnjë veprim të paligjshëm e se nuk ka asnjë provë që ta implikojë.

Mediu nuk ka pranuar të flasë, duke u shprehur se do të jetë në dispozicion që të përgjigjet në fund të këtij procesi.

Seanca e radhes për dosjen Gerdeci do të mbahet me 27 mars.

“Pyetja e dëshmitareve duhet të çojë të vërtetën deri në fund. SPAK kishte kohë 2 vite jo vetëm të pyeste por edhe të korrigjonte veprimet e paligjshme të prokurorisë. Në fund të procesit, është mirë që të ketë argumente shkresore.

Është manipuluar, pasi në gjithë këto seanca gjyqësore për këdo që do të mësojë të vërtetën ka dalë të artë se nuk ka asnjë falje të vetme jo më fakt që të implikojë ministrin”, tha Fatmir Mediu.

Pyetje: Pse kërkoni që letër porosia të bëhet me video konferencë?

Mediu: Nuk e kërkuam vetëm ne, por edhe familjarët. Kjo është më e mirë rrugë e mundshme sepse e bën më të plotë procesin në pyetjet që i bëhen dëshmitarëve dhe në reflektim gjatë procesit për ti shkuar të vërtetës deri në fund.

Dua të theksoj një fakt që nëse duan të vërteten, e vërteta del nëpërmjet ballafaqimit. Ajo që shikoj është dëshira për të mos marrë në konsideratë, qoftë edhe nga dëshmitarë të Prokurorisë, dëshmi që ata kanë bërë në procesin e hetimit, në një kohë që duhet të ishte interesi i kundër.

Mendoj që pyetja e përfaqësuesit të kompanisë SAK që kanë qenë në Gërdec do të ishte me plotë nëse ne do të dilnim gjatë këtij procesi nëpërmjet videokonferencës dhe do të bënim pyetje për ti shkuar të vërtetës deri në fund.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re