Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka hequr dorë nga kërkesa për gjykim të shkurtuar. Lajmi është njoftuar nga përfaqësuesit e tij ligjorë, të cilët theksojnë se kanë prova dhe dëshmi të reja të cilat do i paraqesin para drejtësisë.
Gjithashtu, ata kanë kërkuar ekspertizë të re për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit në Gërdec, që sipas tyre do të përcaktonte nëse ka qenë rastësor apo i qëllimshëm.
Ish-ministri i i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.