Is-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu pas përfundimit të seancës gjyqësore për “Gërdecin” foli për mediat ku ndër të tjera tha se nuk ka qenë asnjëherë në zonën ku ndodhi shpërthimi dhe po ashtu theksoi se ai është hetuar në Evropë dhe SHB dhe nuk është gjetur asnjë marrëdhënie korruptive.

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu u pyet se pse u vendos Gërdeci si vend demontimi duke qenë se edhe në këtë fshat kishte banesa afër.

“Në momentin që i kemi çuar Shtabit të Përgjithshëm vlerësimin për të Bërzhitën, shtabi është përgjigjur se Berzhita nuk është vendi i sigurt për shkak se nuk është vend demontimi dhe distanca e sigurisë nuk janë ato që duhet të jenë. Ministri nuk e ka kundërshtuar këtë vendim për ka thënë se duhet të procedohet sipas propozimit të shtabit të përgjithshëm dhe të trajtohen edhe çështjet e ngritura në memon e shtabit. Mendoj se kjo është ajo që ka bërë në mënyrë të përgjegjshme ministri. sa i përket urdhrit 550, dua të bëj me dije se ministri as nuk ka qenë ndonjëherë në Gërdec, as s’e ka ditur se ku është Gërdeci por sot u provua se ishte një propozim i ardhur nga strukturat e ministrisë së Mbrojtjes të shoqëruar me memon e sekretarit të përgjithshëm që ishte pjesë e procesit të demontimit” tha ndër të tjera Mediu.

Ai theksoi se ndaj tij është provuar edhe nga hetime të bëra nga Evropa dhe SHBA, për shërbime dhe probleme shëndetësore të familjes së tij që nuk ka marrëdhënie korruptive dhe se nuk ka pasur kontakt me ata që bënin demontimin në Gërdec

“Është provuar edhe një gjë, unë nuk kam pasur interes, mua më kanë hetuar në Evropë dhe Amerikë për shërbime dhe probleme shëndetësore të familjes sime dhe nuk kanë gjetur ndonjë marrëdhënie korruptive.

Nuk është gjetur qoftë dhe një kontakt i vetëm i Fatmir Mediut me ata që bënin demontimin në Gërdec, as familjes sime dhe besoj për fat e mirë asnjë civili të ministrisë së Mbrojtjes” shtoi ai.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re