Ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu  ka dalë nga seanca gjyqësore në GJKKO ku dëshmoi për tragjedinë e Gërdecit ku vdiqën 26 persona. Ai tha se ishte shkelur parashkrimi dhe se procesi duhet të jetë i rregullt. Ndërsa theksoi se në asnjë moment nuk ka qenë njoftuar për probleme në Gërdec gjatë kohës kur ishte ministër i Mbrojtjes.

 

“Dëshmitarët e mëparshëm nuk kanë pasur ndonjë punë me ministrin e Mbrojtjes. Erdha sot për respekt të gjykatës dhe drejtësisë dhe për të shprehur keqardhjen time të madhe ndaj familjarëve. Unë hoqa dorë nga posti im asokohe dhe nuk e zhbëj dot atë që ka ndodhur. Mendoj se është shkelur një nga pikat të garancisë së procesit gjyqësor, ajo e parashkrimit.

 

Gjykata e Lartë ka thënë se një person i dënuar pasi largohet për t’i shpëtuar dënimit pasn jë kohe është i pafajshëm. Unë kam qenë këtu nuk u jam fshehur proceseve. Kjo shkelje është tërësisht flagrante.

 

Unë mendoj se këta janë shumë më relevantë sesa disa njerëz që kanë punuar në Gërdec të cilët as nuk kanë zbatuar urdhrat e ministrit të Mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes nuk ka pasur asnjë moment të vetëm ku të jetë njoftuar që ka pasur problem në Gërdec”- u shpreh Mediu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re