Një përvjetorin e 15-të të tragjedisë së Gërdecit, Zamira Durda e cila humbi të birin 7-vjeçar ka shpërthyer sërish në lot

“Dua vetëm një përgjigje pse nuk jeton djali im. Pse?  Këtë dua, kush ishte arsyeja? Çfarë faji kishte djali im? O shpirt i mamit!”, tha ajo, ndër ato emra që ende vijojnë të jenë lajm për atë çfarë ndodhi 15 vjet më parë në afërsi të Vorës me bilanc 26 jetëhumbje. Kjo pas znj. Durda vijon të kërkojë drejtësi, duke u fokusuar sidomos te përgjegjësia ligjore që duhet të mbajë ish-ministri Fatmir Mediu, ndaj së cilit SPAK ka rihapur së fundi procesin.

Tani presim nga SPAK-u. Presim drejtësinë që nuk është vënë akoma. Me këtë do e tregojnë veten se është gjëja më e madhe që ka ndodhur. Duhet të bëjnë drejtësinë, të bëjnë atë për të cilën paguhen. Ka 15 vite jemi më shumë se të vrarë”, tha një tjetër qytetare, e cila humbi bashkëshortin në tragjedinë e Gërdecit.

Tragjedia e Gërdecit që dhe ajo që devijoi për keq qeverisjen Berisha, e cila deri atë moment po performonte mirë, sidomos në ekonomi dhe anti-korrupsion. Por ç’prej asaj ngjarjeje e tutje, derisa ra nga pushteti, qeverisja demokrate do degradonte. Kjo edhe nga fakti se tragjedia nxorri në pah lidhje okulte të punës së çmontimit të municioneve me segmente pushtetit. U përfol se ishte një biznes sa shtetëror aq dhe privat, me prani të të birit të kryeministrit, Shkëlzen Berisha. /tesheshi.com/   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re