Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Mediu ka folur për mediat pas përfundimit të seancës në GJKKO lidhur me tragjedinë e Gërdecit.
Mediu ndër të tjera tha se sot ishte prezent në seanca pasi dëshmitarët e sotëm kanë qenë bashkëpunëtor të tij.
Sakaq ai përsëriti se nuk ka asnjë përgjegjësi penale lidhur me rastin dhe u shpreh sërish se nuk mundet të zhbëjë atë që ndodhi, por bëri thirrje për një proces të ligjshëm dhe të barabartë për palët
Mediu: Sot kishte të bënte me dëshmitar që kanë punuar me mua. Dëshmitarët më parë nuk kanë pasur ndonjë lidhje me punën e ministrit të Mbrojtjes. Erdha në respekt të gjykatës dhe drejtësisë dh duke shprehur edhe njëherë ndjesën ndaj familjarëve.
Ky proces duhet të jetë i ligjshëm dhe i ndërtuar në mënyrë të barabartë për të gjitha palët. Mendoj se është shkelur një nga pikat më të rëndësishme të garancisë së procesit gjyqësor që ka të bëjë me parashkrimin. Gjykata e Lartë ka thënë që nuk ka pezullim parashkrimi për ekzekutimin e vendimit, që do të thotë që një njeri i dënuar që fshihet, largohet për t’i shpëtuar dënimit, pas një kohe është i pafajshëm.
Për mua, për 10 vjet nuk ka pasur asnjë akuzë, asnjë ngarkesë penale. Për më tepër, kam qenë këtu, as i jam fshehur proceseve, as i jam fshehur drejtësisë dhe kjo shkelje është tërësisht flagrante