Juristja Brizida Gjikondi ka qenë e ftuar në “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, në ABC News, për të diskutuar për treagjedinë e Gërdecit, kur jemi 15 vite pas.

Gjikondi u shpreh se është për të ardhur keq që kemi mbetur në vullnetin e një nëne të lënduar për të vënë para drejtësisë personat përgjegjës.

Juristja shtoi se qeveria e atëhershme ka bërë gjithçka që të fshihej lidhja e politikës me këtë aferë korruptive.

Është për të ardhur keq që ne kemi mbetur në vullnetin e një nënë të lënduar për të vënë para drejtësisë personat përgjegjës.

Gjithë këto struktura të drejtësisë, presin që të jetë kjo nënë simbolika që personat të vihen para drejtësisë.

Është zhdukur serveri i Ministrisë së Brendshme, janë zhdukur librat e hyrje-dalje personave. U bë e gjithçka që të fshihej lidhja e politikës me këtë aferë korruptive.

U bë gjithçka që të trajtohej si një ngjarje aksidentale.

Ai shpërthim bëri që shqiptarët të shohin me sytë e tyre një krim të këtij 30 vjeçari, abuzimi me pasuritë kombëtare, sesi ekzekutivi ishte në funksion të politikës. U kujdesën që edhe pas 15 vitesh të hetoheshin personat e dorës së tretë dhe katërt,” tha Gjikondi.

Në lidhje me rihapjen e llogarive me drejtësisë me Fatmir Mediun dhe thirrjen për t’u marrë në pyetje Shkëlzen Berisha, Gjikondi u shpreh se drejtësia u bë kohë që nuk ka autoritetin të hetojë në kockë personazhe të tillë, ndaj sipas saj shpresa nuk është me madhe.

U bë disa kohë që drejtësia, nuk ka autoritetin që të hetojë deri në kockë personazhe që kanë imunitet të fshehur. Për Mediun është skandaloze që ai ka hyrë në SPAK, më 25 ai ka gjyqin, ndërkohë që ai vazhdon të gëzojë imunitetin. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri.

Sa për Shkëlzen Berishën, dihet që në Amerikë ka shumë informacione që ai ishte ndërmjetësi i gjithçkaje të asaj që ndodhi në Gërdec.

Si ka mundësi që të gjithë këto persona, telefonatë të parë të tyre kishin me Berishën menjëherë pas ngjarjes.

Ai ka thënë se në atë kohë fliste shpesh me Mediun, pasi ky i fundit kishte sëmurë djalin.

Këta përdorin gjithçka që t’i shpëtojnë me hile drejtësisë”, shtoi juristja.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re