Është shtyrë seanca në GJKKO për ish-ministrin, Fatmir Mediu, për çështjen e “Gërdeci”.

Shkak mësohet se është bërë kërkesa që ka bërë ish-ministri për të qenë prezent në seancë.

Në seancën e radhës do të paraqiten 7 dëshmitarë mes tyre Aldo Bumci dhe Shkëlzen Berisha. Sakaq, Mediu nuk ka marrë pjesë në seancë, ndërsa mësohet se ka dërguar një mesazh gjykatës. “Dëshiroj të marr pjesë në seancë, por e kam të pamundur pasi jam në parlament për miratimin e buxhetit”, tha ai.

Gjykata ka caktuar seancën e radhës më datë 14 dhjetor në orën 09:00.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re