Seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu është shtyrë sërish. Mësohet se shkak është bërë mungesa e palës mbrojtëse.

 

Gjykata ka caktuar seancën e radhës më 7 qershor ora 14:00.

 

Fatmir Mediu u vu nën hetim pas kërkesës së familjes së një nga 26 viktimat në ngjarjen tragjike të Gërdecit. Sipas SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk egziston me asnjë pengesë për hetimin e Mediut.

 

Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re