Skip to content

Gërmime të reja në Apoloni/ Synohet të zbulohen plotësisht muret rrethuese dhe porta verilindore 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Gërmime të reja po kryhen në parkun Kombëtar të Apolonisë.

 

Kërkimet po kryhen nga një grup shqiptaro-frencez. Sipas arkeologut Arjan Dimo ky projekt synon  të dhëna të reja shkencore në lidhje me zbulimin  e qytetit të hershëm të Apolonisë

 

ARJAN DIMO – ARKEOLOG

 

Kanë filluar gërmimet arkeologjike. Janë projekt pranë portës verilindore të qytetit.

 

 

Sipas Dimos, gërmimët  janë fokusuar në muret rrethues e fortifikues ku dallohet një  portë e cila mendohet se ishte nje nga hyrjet më të hershme në qytetin antik të Apolonisë.

 

 

Mësohet se projekti do të zgjas një muaj e synon studimin në vazhdimësi  të linjës së fortifikimeve nëpërmjet  survejimit topografik dhe fotogrametrik.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë