Ftesës së Edi Ramës për të vizituar Vlorën, qytetin e përzgjedhur nga italianët për të pushuar, Gerogia Meloni iu përgjigj me po. Ajo do të jetë një vizitë private dhe po aq edhe takimi i pritshëm i kryeministres së Italisë me homologun shqiptar në vilën qeveritare në Dhërmi.

 

Nga zyra e shtypit e kryeministrisë deri më tani nuk bëhet me dije qëllimi i kësaj vizite, po aq nëse ajo vjen në Vlorë për të pushuar për disa ditë apo enkas për një takim jo formal me Edi Ramën.

 

Vizita e Girogia Meloni vjen pas disa deklaratave dhe intervistave të Edi Ramës në mediat në shtetin fqinj se italianët po zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë e veçmas Vlorën jo vetëm për të pushuar, por edhe për të jetuar e zhvilluar biznese të vogla.

 

Edi Rama është deklaruar se për 2023-in numri i turistëve italianë është shumë i lartë në krahasim me një vit më parë. Sipas tij ai është në shifrat e gjysmë milioni. Si arsye kreu i qeverisë thotë janë çmimet më të leverdishme, edhe pse deklaron se ato nuk do të zgjasin për shumë vite.

 

Përveç Giorgia Melonit duket se bregdeti shqiptar është përzgjedhur edhe nga ish kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair, që shpesh herë ofron këshillim për kryeministrin Edi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re