Tre persona janë proceduar penalisht, pasi janë konstatuar duke transportuar me kamion, inerte të marra nga shtrati i lumit Shehu i Rrjollit.

 

Policia ka sekuestruar kamionin me të cilin po transportoheshin inertet. Tre personat, në kundërshtim me ligjin, kanë gërryer shtratit e lumit.

 

“Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. H., 56 vjeç, E. H., 37 vjeç dhe L. H., 20 vjeç, të tre banues në fshatin Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe’, njofton policia.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re