Gështenja e egër konsiderohet si tejet e dobishme për shëndetin, .
Ajo ka veti tonike dhe përdoret kundër temperaturave të përkohshme dhe të përsëritura, shëron dobësinë e barkut te gratë, kuron hemorroidet, forcon muskujt, pastron ulcerat dhe traumat, qetëson qarkullimin e gjakut dhe venat e zgjeruara etj.
Gështenja e egër përdoret për disa sëmundje si kurimi i kollës së bardhë, kurimi i hipertrofisë, kurimi i shiatikut, etj.
Për të kuruar kollën e bardhë marrim rreth 50 gr lëkurë të shtypur gështenje dhe e ziejmë për shumë kohë, në një litër ujë.
Tretësira kullohet dhe pihet, një filxhan çdo ditë.
Për kurimin e shiatikut merren 5-10 kokrra të gështenjës së egër dhe grihen në pjesë të vogla.
Gështenjat e grira i përziejmë me një litër raki të fortë.
Shishja mbulohet mirë për 3-4 javë duke u tundur vazhdimisht.
Pas kësaj kohe përzierja kullohet dhe me të bëhet masazhi i pjesëve të trupit të përfshira me shiatik tri herë në ditë derisa të pushojnë dhimbjet.
Në përgjithësi gështenjat janë të pasura me niseshte dhe fibra, ato gjithashtu kanë edhe një përqindje të lartë mineralesh, sidomos kalium, fosfor, magnez, kalcium dhe në një masë më të vogël, edhe hekur si dhe vitaminat C, B1, B2, PP dhe nga një yndyrë e ulët./Kosova Post/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re