Për Tiffany Ascanio, një studentet e Universitetit të Floridas, në Majemi të SHBA edhe qenushja e saj Kali, u “diplomuan” në të njëjtën kohë.

Vajza zbuloi se kishte një sëmundje gjatë semestrit të parë të studimeve, por falë mbështetjes së pitbullit të saj, ia doli të ndiqte rregullisht leksionet dhe të merrte gradën “doktoreshë” në Inxhinieri Mekanike.

Kur Tiffany zbuloi se ishte sëmurë, pati një moment hezitimi, nuk dinte nëse do të mund t’ia dilte të vazhdonte ende studimet.

Atëherë, ajo vendosi të çojë pitbullin e saj në një kurs stërvitjeje për ta transformuar në një qen të certifikuar në shërbim.

Nga ai moment, studentja dhe mikesha e saj me katër putra, u bënë të pandara.

Kali shoqëronte Tiffany-në në çdo leksion në Universitet dhe të dyja treguan se ishin studente model.

Kur vajza përfundoi studimet në Inxhinieri mekanike, Universiteti i Floridës vendosi të japë një çmim edhe për shoqen besnike të saj, e cila ishte gjithashtu pjesmarrëse në ceremoni.

“Kali është qeni i parë që merr një certifikatë për shërbimet e saj nga Universiteti”, ka thënë rektori i Univeristetit për Fiu News.

Kali ka ndihmuar jo vetëm studenten në rrugën e saj drejt diplomimit, por ka hedhur poshtë edhe paragjykimin, sipas të cilit, pitbullët janë kafshë agresive.

“Ka më shumë miq se unë. Nuk besoj se do të kisha të njëjtin sukses në studime, nëse nuk do të ishte për të”, tregon Tiffanny.

Ndërkohë, nuk kanë të mbaruar kënaqësitë për të sapodiplomuarën dhe qenushen e saj: Tiffany është punësuar nga një shoqëri në Seattle dhe do të transferohet atje bashkë me Kali.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re