Në tetor të vitit që lamë pas, producenti Arbër Gjikolli u kurorëzua në martesë me Blerina Bokshin. Arbëri është vëllai i reperit të njohur Gjiko dhe sot familja e tyre e madhe ka festë.

Arbëri dhe Blerina janë bërë prindër për herë të parë. Blerina ka sjellë në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin e veçantë, Titan.

Lajmin e ka bërë të ditur e ëma e Gjikos dhe Arbërit, zonja Lirije Gjikolli. Ajo ka publikuar një foto të vogëlushit në rrjete sociale, duke zbuluar dhe portretin e tij ëngjëllor. “Prapë gjyshe! Titani”, ka shkruar ajo krahas fotos.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re