Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar lidhur me arratisjen nga Spitali i Durrësit i të burgosurit Altin Ndoci.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi shprehet se, ai gëzon mbrojtje shtetërore.

Në narkoregjimin e Edi Ramës u “arratis” pa nam e nishan edhe kantina e tij personale e verës, “Romanée Conti”, që as ecën, as vrapon.

Prandaj sot nuk ka asgjë të pazakontë në arratisjen e një killeri të rrezikshëm, i cili jo vetëm ka këmbë, por gëzon edhe mbrojtje shtetërore.

Në një narkoregjim, kjo quhet vijimësi logjike: kur zhduken provat që nuk lëvizin, është krejt e natyrshme që vrasësit të fluturojnë“, shkruan në reagimin e tij Tedi Blushi.

Altin Ndoci po gjykohet aktualisht në GJKKO, i implikuar nga dëshmia e Klevis Allës për vrasjen e dy vëllezërve Besnik dhe Viktor Haxhia.

Gjithashtu, pas arrestimit të Nuredin Dumanit, ky i fundit ka rrëfyer për një sërë ngjarjesh kriminale ku Ndoci dyshohet se ka qenë pjesëmarrës, përfshirë masakrën e Bradasheshit dhe disa ngjarje të tjera të rënda në qytetin e Durrësit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re