Skip to content

“Gëzuar 7 Marsin”- Rama mesazh urimi: Mirënjohje më të thellë dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka dërguar mesazh urimi për mësuesit për Festën e 7 Marsit.

Kreu i qeverisë publikoi një video të nxënësve të shkollave të Tiranës dhe korit të Liceut Artistik duke kënduar “Himnin e Mësuesit”.

Rama shprehur mirënjohje dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë.

“Mirëmëngjes duke ju uruar Gëzuar 7 Marsin me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik, me mirënjohjen më të thellë dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

“”