Xhixhi nuk pëlqen lëvdata, nuk dëshiron të flasë për veten e tij, i shmanget bisedës teksa bëhet fjalë për të treguar sukseset si regjisor e krijues. Kështu ndodh me artistët. Dalin në skenë, qëndrojnë prapa kuintave, mbyllen me orë e ditë të tëra për të shkruar, argëtojnë të tjerët, japin mesazhe, gëzojnë, kërcejnë, hidhërohen, bëjnë monolog.

Megjithatë, kushdo ka mbajtur në majë të gjuhës dhe ka përcjellë gojë më gojë batutat: “Mos më fol, jam në autobus”, “O ti i këshillit!”.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re