Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët muslimanë kanë festuar sot festën e Fitër Bajramit.
Që në orët e para të mëngjesit besimtarët kanë falur Namazin ne xhaminë e qytetit të Fierit, ndërsa kreu i Myftinisë Fier ka percjellë urimet për mirësi dhe harmoni.
Namazi u fal ne orën 06:20 minuta, ndërsa këtë vit eshtë vënë re prani e madhe e besimtarëve.
Mesazhet për më shumë paqe dhe respekt ndaj njeri tjetrit e sidomos per me shume besim duke kondideruar njeriun si pasurine me te madhe te krijuar nga Zoti, ishin kryefjala e kësaj feste, ndër më të rëndësishmet në kalendarin e fesë Islame.