Ambasadori i BE, Luigi Soreca i është bashkuar urimeve për besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.
Soreca uron që sakrifica dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të sjellin shëndet dhe lumturi.
“Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë ! Urojmë që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të sjellin shëndet dhe lumturi për ju dhe familjet tuaja!” Shkruan Soreca.
