Giorgia Meloni nuk bën asnjë hap prapë, por thotë se qendrat e pritjes së emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë.

E ftuar në  Quarta Repubblica, kryeministrja e Italisë tha se ka zgjidhje dhe po punon për këtë.

“Qendrat në Shqipëri do të punojë. Nuk bëj premtime që nuk mendoj se mund t’i mbaj”, thotë Giorgia Meloni, e cila i përgjigjet gazetarit duke i thënë të mos shqetësohet se ka zgjidhje. “Po punoj”, tha kryeministrja për Quarta Repubblica në Rete4.

Sipas Melonit, projekti është inovativ dhe “nuk është rastësi që i kushtohet vëmendje pothuajse nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian”.

“Është një ndryshim total në menaxhimin e flukseve migratore. Prandaj pritet vendimi nga Gjykata Supreme dhe Gjykata e Drejtësisë e BE-së. Në çdo rast jam duke punuar edhe për zgjidhje të tjera dhe në fund do të funksionojë”, shtoi ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re