Pas rastin të efektives Ina Nuka, së cilës iu këputën dy gishta nga fishekzjarret gjatë një proteste të banorëve të “Astirit”, policia ka ndërmarrë një aksion për bllokimin e të gjithë mjeteve piroteknike (fishekzjarre e kapsolla), të cilat në këtë periudhë përhapen në masë nën atmosferën e festave të fundvitit.

Policia njofton se ne një javë, nga kontrollet në terren kanë kaluar në filtër 1136 subjekte tregtare nga dyqane, markete, supermarkete dhe tregje të shumicës.

Disa prej tyre kanë rezultuar me shkelje e janë dërguar dhe për ndjekje penale. Po ashtu policia njofton për bllokimin e  643 kapsolla, si dhe 487 fishekzjarreve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re