Presidenti italian mbajti konsultime të reja mbi Giuseppe Conte sepse dyshonte për autonominë e tij.

Presidenti italian Sergio Mattarella po zhvillon konsultime të reja para se të vendos nëse Giuseppe Conte, një avokat i panjohur për publikun e gjerë, do të emërohet si kryeministër italian.

Sipas shtypit italian, duke cituar burime të afërta me zyrën e presidentit, Mattarella dyshon në pavarësinë e vendimmarrjes nga ana e Giuseppe Conte-s, i cili është  propozuar nga 5 Yjet dhe Liga. Çështja është nëse Conte do jetë shërbëtor i tyre apo një kryeministër me integritet në vendimmarrje.

Conte do të ishte kryeministri i parë nga jugu i Italisë në 30 vjet.

Një profesor 54-vjeçar i ligjit, ai njihet si ekspert i së drejtës civile dhe administrative.

Para zgjedhjeve, ai u paraqit nga 5 Yjet si një ministër i mundshëm i administratës publike.

Nga ana tjetër, gazetat italiane shkruajnë se Mattarella po u kërkon të dy palëve një garanci se ata do të respektojnë detyrimet evropiane dhe ndërkombëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re