Skip to content

‘Gjahtarja e detit’, ja luftanija amerikane që shkatërron nëndetëset…

marina amerikane


marina amerikane

Marina amerikane ka nxjerrë për herë të parë luftanijen e fuqishme që mund të vëzhgojë e shkatërrojë të gjitha nëndetëset armike.

E ashtuquajtura “Gjahtarja e detit”, e gjatë 40 metra, kjo anije është programuar të udhëtojë me mijëra milje në det pa qenë nevoja të ketë asnjë anëtar ekuipazhi në bordin e saj.

Ajo mund të lundrojë për muaj të tërë në det të hapur dhe të survejojë çfarë ndodh rreth e rrotull.

Kjo anije përdor kamera dhe radarë për të gjurmuar pozicionin e anijeve të tjera.

Anija anti-nëndetëse mund t’i bashkohet operimeve detare të SHBA-së këtë vit duke na futur në një epokë të re të luftanijeve.