Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në Izrael, Mohamed Al Khaja, shprehu lumturinë dhe ndjenjën e nderit për pjesëmarrjen në festimin e përvjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, i cili u themelua mbi dëbimin e palestinezëve, shfarosjen e tyre dhe pushtimin e tokës së tyre.
Ambasadori Al Khaja falënderoi Presidentin Izraelit për ftesën për të festuar, siç shkroi ai, Ditën e Pavarësisë së Izraelit.
“Faleminderit President Isaac Herzog për pritjen e ngrohtë me rastin e Ditës së Pavarësisë. Është një nder të marr pjesë në këto festime për herë të gjashtë. Gëzuar 78-vjetorin e Pavarësisë, Shtet i Izraelit! #UAEinIsrael”.
Emiratet e Bashkuara Arabe janë aleati më besnik i Izraelit në Lindjen e Mesme. Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve, e njohur si Marrëveshjet e Abrahamit, u nënshkrua më 15 shtator 2020. Që atëherë, Emiratet kanë formuar një front të bashkuar në të gjitha luftërat e Izraelit kundër arabëve.
Ja si u krijua Izraeli:



