Ish-drejtor i Sigurisë dhe Kundërzbulimit maqedonas, Vladimir Atanasovski u arrestua nën akuzën e përfshirjes në organizimin e dhunës në Kuvendin e Maqedonisë, ngjarje e ndodhur më 27 prill të vitit të kaluar.

Po për atë zhvillim të përgjakshëm, ku u godit kryeminsitri i sotëm Zoran Zaev e politikani shqiptar Zijadin Sela, po gjykohen 33 persona, me pozita dhe role të ndryshe.

Atanasovski llogaritet të ketë qenë një nga organizatorët dhe kokat e dhunës, e cila pati si shkak zgjedhjet e një shqiptari në krye të Kuvendit, Talat Xhaferri.

Vladimir Atanasovski ishte kreu i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim të Maqedonisë nga 1 shtatori 2016, disa muaj para zgjedhjeve në të cilat VMRO – DPMNE humbi pushtetin.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re