Skip to content

Gjaku i Zoranit dhe Zijadinit nuk “falet”: Kuvendi maqedonas rrëzon ligjin për amnisti

Parlamenti maqedonas, me shumicë votash refuzoi ligjin për amnisti të të dyshuarve dhe të akuzuarve për dhunë në Kuvend, më 27 prill të vitit të kaluar, mbrëmjen kur Talat Xhaferi u zgjodh kreu i këtij organi më i lartë legjislativ.

Zhvillimet e asaj nate çuan në përgjakjen e Zoran Zaevit dhe Zijadin Selës, ku këtij të fundit iu rrezikua dhe jeta pasi u tërhoq zvarrë.

59 deputetë votuan “kundër” dhe 25 “pro”, njoftoi media maqedonase.

Ky ligj u propozua nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, ndërkohë që qeveria maqedonase e kishte shprehur qëndrimin e saj kundër.

Ishin pikërisht eksponentë dhe përkrahës të VMRO-së ata të cilët ushtruan dhunë, dukë kundërshtuar zgjedhjen e një shqipitari në krye të Kuvendit, hera e parë kjo në historinë e Maqedonisë.