Përfaqësuesit amerikanë dhe talibanë po nisin një raund të ri bisedimesh në përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike të luftës 17-vjeçare në Afganistan, tha një zëdhënës i talibanëve.

Gjenerali Austin Scott Miller, komandant i forcave të NATO-s në Afganistan, është gjithashtu i përfshirë në bisedime, tha zëdhënësi Zabiulah Mudjahid.

Të mërkurën, pak para udhëtimit të tij në kryeqytetin e Katarit, Doha, Përfaqësuesi Special i SHBA për Afganistanin, Zalmay Khalilzad shkroi në Tëitter se “ne jemi gati (për një marrëveshje). Do të shohim nëse talibanët janë po aq.”

Raundi i ri i bisedimeve fillon menjëherë pasi dy zyrtarë amerikanë në Afganistan u vranë të mërkurën.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se pas takimit me talibanët në Doha, Khalilzad do të udhëtojë për në Afganistan, ku do të “konsultohet me udhëheqjen e qeverisë afgane mbi procesin e paqes dhe do të inkurajojë përgatitjet e plota për negociatat e brendshme midis qeverisë dhe talebanëve”.

Pas një raundi të mëparshëm të bisedimeve në fillim të këtij muaji, talibanët thanë se ata kishin patur “bisedime të gjata dhe të dobishme” me SHBA.

Shtetet e Bashkuara dhe talibanët kanë që prej vitit të kaluar qëejanë në një prpjekje për të gjetur një zgjidhje politike për konfliktin që është bërë lufta më e gjatë e Uashingtonit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re