Kreu i shtetit i edhte rikthyer dekorimit të Vasil Laçit, me një mënyrë tjetër. Në rrjetin social Facebook, Presidenti Meta ka postuar një foto të pasaardhësit të Vasil Laçit, por duke dhënë një mesazh të koduar.

Ai shkruan se “Kënaqësi të takoja dje edhe Vasilin e ri, pasardhësin e Heroit tonë, Vasil Laçi, i cili mban me krenari emrin e Tij.

GJAKU NUK BËHET UJË!

Ndaj nderimi për Heronjtë që dhanë jetën për LIRINË mbetet i përjetshëm!

Nuk dihet se për këtë është ky mesazh, por situata e fundit politike, deklaratat e tij se do të jetë një “president danez”, duket qartë si një mesazh me shumë nënkuptime së pari për kryeministrin Rama, por edhe për Bashën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re