Një gjarpër i madh u fut në dhomën e parlamentit shtetëror, në jugperëndim të Nigerisë, duke detyruar ligjvënësit të largoheshin me vrap, për të deklaruar një pushim të papërcaktuar, thanë zyrtarët e këtij vendi të premten.
“Kur ishim gati për të hyrë në seancë plenare, një gjarpër i madh u
pa brenda në godinë, gjë që na pengoi për të vazhduar punën, madje na
detyroi të largoheshim me nxitim”, tha Olugbenga Omole, një zëdhënës i
ligjbërësve nga Ondo State.
Gjarpri duket se ka rënë nga çatia në dhomën plenare. Por nuk kafshoi asnjeri para se të ishte kapur nga stafi i parlamentit, tha Omole.
Zyrtari fajësoi për incidentin gjendjen e shkatërruar të godinës për
shkak të mungesës së fondeve dhe investimeve të vonuara për mirëmbajtje.
Ai tha se ligjvënësit nuk do të kthehen derisa të bëhej një kontroll i plotë i godinës dhe ambientit përreth.