Karrigen e qytetarit të parë, atë të Tiranës e synojnë gjashtë kandidatë.

 

Kundërshtarët e kryebashkiakut në detyrë Erion Veliaj janë Belind Këlliçi nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Roland Bejko nga Partia Demokratike, Arlind Qorri nga “Lëvizja Bashkë” Lajla Përnsaka nën siglën e PDIU-s dhe Marko Dajti nga “Fronti i Majtë”.

 

Erion Veliaj i Partisë Socialiste kërkon një mandat të tretë në krye të punëve të bashkisë. Kundërshtari i tij më i fortë është Belind Këlliçi i “Bashkë Fitojmë”.

 

Përçarja e Partisë Demokratike bëri që ajo të ketë kandidatin e saj. PD-ja me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeaj garon me gjirokastritin Roland Bejko.

 

Në garën për bashkinë më të madhe dhe më të rëndësishme për nga pesha politike është vetëm një i ri, pa angazhim politik të mëparshëm. Ai është Arlind Qorri.

 

Lajla Përnaska një ish deputete e Partisë Demokratike, sot garon nën siglën e një ish aleati të PD-së, Shpëtim Idrizit të PDIU-s

 

Marko Dajti u fut në garë vetëm pasi demokrati Flamur Noka i dha firmën që i mundësoi atij rregjistrimin për një nga gjashtë kandidatët për kryebashkiakë të Tiranës.

 

Prej tetë viesh Tirana qeveriset nga Partia Socialiste. Katër vjeçarin e parë Erion Veliaj e fitoi përballë kundërshtarit të opozitës, në atë kohe Halim Kosova.

 

Në 2019 kryebashkiakut në detyrë zgjedhësit i besojnë për të dytën herë. Më shumë se zgjedhje ishin votime. Opozita me në krye Lulzim Bashën i bojkoti dhe Erion Veliaj të vetmin kundërshtar pati Arben Skënderi të “Bindja Demokratike”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re