Skip to content

Gjashtë muaj burg, Luan Daci reagon pas vendimit të gjykatës: Nuk kam falsifikuar asnjë dokument gjithë jetën

Luan Daci ka folur pas vendimit të GJKKO për ta dënuar me gjashtë muaj burg për deklarim të rremë të konvertuar në 12 muaj pezullim nga detyra si anëtar i KPA.

Daci ka theksuar se nuk ka falsifikuar asnjë dokument gjithë jetën e tij, ndërkohë që GJKKO e dënoi për shkak se nuk ka deklaruar se u shkarkua në vitin 1997.

Nga ana tjetër ai ka theksuar atë që paralajmëroi dhe avokati i tij, që çështja dhe përballja me drejtësinë vijon tashmë në Apelin e GJKKO.

“Nuk kam falsifikuar asnjë dokument tërë jetën. Atë do e gjykojë Apeli, Apeli e ka gjykuar.’’– tha Daci.