Skip to content

Gjashtë raste të reja me koronavirus në Shkodër

Në Shkodër janë shtuar rastet me koronavirusi. Abc News raporton se janë konfirmuar gjashtë raste të reja.

Vatra e re, është ajo e Poliklinikës së Shkodrës ku para tre ditësh dy sanitare të këtij institucioni rezultuan pozitve, ndërkohe që pas mostrave të marra nga specialistët e DSHP, nisën të shtoheshin rastet me covid, kryesisht familjarë por edhe raste të reja.

Kjo ka bërë që Poliklinika e Shkodrës të mbyllë dyert, ndërkohë që vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga 7 teste, 6 persona rezultojnë pozitiv.

Kjo situatë është një kambanë alarmi, për institucionet por edhe qytetarët, vala e rrezikut nuk ka kaluar ende dhe rregullat nuk duhen harruar.