Sulmi në zemër është një nga shkaktarët kryesor të vdekjes së hershme tek gratë. Për fat të keq, kjo sëmundje merr shumë jetë njerëzish.
Megjithatë, pak para tragjedisë, trupi ynë na dërgon sinjale të cilat thjeshtë nuk duhet t’i injorojmë. Më poshtë mund t’i lexoni 6 shenjat që çdo grua duhet t’i dijë rreth sulmit në zemër, në mënyrë që ta marrë mjekimin e duhur para se ai të ndodh.
Dhimbje në shinë, qafë dhe krahë
Këto shenja mund të jenë hutuese, pasi që sulmi në zemër është i lidhur kryesisht me dhimbje në gjoks ose në krahun e majtë, jo në qafë. Dhimbja mund të jetë progresive, akute ose e papritur. Madje mund t’ju zgjojë edhe në mes të natës. Kjo është arsyeja pse duhet të konsultoheni me një mjek sapo t’i vëreni këto simptoma të pazakonshme.
Dhimbje të fortë në stomak
Disa sinjale që tregojnë se sulmi në zemër është afër të ndodh mund të ngatërrohen me shenja të helmimit, gripit ose urthit. Nganjëherë gratë përjetojnë shtypje në pjesën abdominale, që në përshkrimet e tyre shpesh krahasohet me “uljen e një elefanti në stomak”.
Djersë e ftohtë
Djersa e ftohtë është një tjetër simptomë në mesin e grave. Mund të duket disi se ka lidhje me stresin. Megjithatë, nëse nuk e keni pasur këtë simptomë më parë, është mirë ta vizitoni një specialist.
Shkurtim i frymëmarrjes
Problemet me frymëmarrje janë shenja të qarta të sulmit në zemër; sidomos nëse vjen bashkë me një simptomë tjetër. Gratë të cilat i kanë mbijetuar sulmit në zemër thonë se janë ndjerë sikur kanë vrapuar në një maratonë, edhe pse nuk kishin lëvizur fare, transmeton Gazeta Express.
Presion dhe dhimbje në gjoks
Dhimbja në gjoks, djegia, ndjenja e shtypjes – të gjitha këto simptoma manifestohen në njerëz varësisht gjinisë. Por disa gra përjetojnë dhimbje jo vetëm në anën e majtë të gjoksit por në gjithë zonën e tij. Nëse dhimbja ose shtypja nuk largohet brenda pak minutave, shkoni tek mjeku menjëherë./gm/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re