Gjashtë persona mbeten të lënduar nga aksidenti në aksin Qafë Thanë-Perrenjas ku u përplasen një autobus pasagjeresh dhe një makine tjetër. Të gjithë të lënduarit udhëtonin me makinën tip BENZ, e cila mori flake pas perplasjes me autobuzin.

 

Mësohet se njeri prej të plagosurve është nisur me helicopter drejt Tiranës për ndihme të specializuar mjekësore.

 

 

 

Prrenjas/Informacion paraprak

 

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas, autobusi që drejtohej nga shtetasi I. A., 51 vjeç, me drejtim lëvizjeje Pogradec – Prrenjas, është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi I. M., 28 vjeç, me drejtim lëvizjeje nga Prrenjasi në drejtim të Pogradecit.

 

Si pasojë e aksidentit automjeti tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 5 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore.

 

Gjithashtu, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtohej nga shtetasi I. A.

 

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan dhe grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re