Kryeministri Edi Rama ka reaguar, pasi nuk mori pjesë sot në takimin e PS-së në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama bën të ditur se nuk mori pjesë në takim, sepse sipas tij sot e ka nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar dhe masat kundër “KÇK”, që sipas tij, po finalizohen në letër.

Gjithashtu Rama paralajmëron se “brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK.”

“Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava. Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër.

Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK. Tani për Ohër ku nisin sot takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor + partnerët europianë të nismave rajonale”-shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re