Këshilli i Mandateve miratoi sot (18 dhjetor) me 6 vota pro kërkesën e SPAK për dhënie autorizimi për arrestimin e Sali Berishës.

Mbledhja e Këshillit, e cila zgjati rreth 4 orë diskutoi sot mes palëve të interesuara kërkesën e SPAK. Në përfundim të mbledhjes, me votat e mazhorancës u bashkua edhe Enkelejd Alibeaj.

Këshilli po ashtu caktoi Klotilda Bushkën si relatore, e cila do të përgatisë raportin që do t’i dorëzohet Kuvendit në seancën e 21 dhjetorit.

SPAK kërkon dhënien e autorizimit për masë më të ashpër ndaj Berishës, atë të “arrestit shtëëiak”, ndërsa më herët është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’, masë të cilën Berisha nuk e zbatoi me pretendimin se Prokuroria e Posaçme kishte shkelur Kushtetutën duke mos kërkuar më parë vendimin e Parlamentit. Berisha u vu nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani rreth 15 vite më parë.

Ish kryeministri është nën hetim për procedurat e privatizimit të ish Klubit sportiv Partizani, pëmes të cilave dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e truallit ku shtrihej ish klubi e mbi të cilin më pas u ngrit një kompleks pallatesh.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re