Skip to content

Gjatë 24 orëve të fundit, 75 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në vend

 

Gjatë 24 orëve të fundit, 75 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në vend. Lajmi e bën me dije, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 75 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja në një postim në rrjetet sociale.

Situata si pasojë e koronavirusit në vend vijon të jetë shqetësuese. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar çdo ditë një numër të lartë të infektuarish.