Skip to content

Gjatë 24 orëve vetëm 1 rast me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar vetëm 1 rast i ri me koronavirus në vend.

Kështu, numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 989.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 211 mostra, prej të cilave 1 ka rezultuar pozitive.

“Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Rahovecit 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rahovec)”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 15 persona të prekur nga koronavirusi.