Skip to content

“Gjatë 30 viteve të gjitha qeveritë kanë bërë vetëm propagandë, shqiptarët nuk kanë besim tek e ardhmja”, Edmond Stojku flet për situatën politike dhe presidentin e ri!

Ish-deputeti, Edmond Stojku i ftuar në “Fax News” ka folur për situatën politike në vend dhe për zgjedhjen e presidentit të ri i cili sipas tij duhet të jetë një kandidat prestigjioz që qëndron mbi palët.

Stojku tha se gjatë 30 viteve të gjitha qeveritë kanë bërë më shumë propagandë, ndërsa shtoi se shqiptarët kanë humbur besimin tek e ardhmja. Sipas Stojkut një vend i vogël si Shqipëria nuk mund të dalin mijëra kandidatura për President të Republikës.

Për dy vite e gjysmë ku morëm pjesë ne si deputetë zëvendësues, doja të thoja një fjalë që e kam thënë edhe në Kuvend: “Mbajeni mend mirë këtë Parlament sepse të tjerët më pas nuk do të mbahen mend fare ose do të mbahen mend vetëm për keq”. Një profeci e vogël e një eksperience të madhe në politikë ka sjellë që sot po flasim për gjëra që në mendjen time po ndodhin.

A do të ketë emra të tjerë radhët e mazhorancës që do të kenë fatin e Alqi Bllakos apo Lefter Kokës? Nëse grupimet politike bashkohen rreth një kauze politike e cila ndërton një strategji elektorale në dobi të popullit që i përket shanset që lidhja të jetë zinxhir është pothuajse e pamundur. Në variantet e ndërtimit politik strukturor të fisit gjakut pa përmendur lidhjet e grupit të interesit duke shkuar gjer në vendin e saj me grupet kriminale patjetër këtu kemi të bëjmë me një zinxhir që lidhet hallkë pas hallke me njëri-tjetrin dhe për tu zbërthyer gjithmonë do të ndodhë e njëjta medoditë që është ndërtuar”

Arben Ahmetaj mund të ketë të njëjtin fat për inceneratorët? “Emrat po të bëjmë llogarinë shqiptarët i dinë prej kohësh. Shqiptarët hasen cdo ditë me metodikën e propagandësë të një pushteti jo vetëm këtij por gjitha pushtetet që kanë ardhur këto 30 vite. Është i njëjti format , është ndërtua i njëjti program i njëjti frymë dhe shqiptarët nuk bëjnë fjalë vetëm për pushtetin e Edi Ramës por për të gjitha pushtetet. Ajo që është më e tmerrshmja nuk është besimi i humbur tek pushtetet që ke provuar , por humbja e besimit tek pushtetet prespektive. Humbja e shpresës në të ardhmen që mund të ndodhë diçka krejt ndryshe, unë mendoj se kjo shpresë nuk duhet humbur por të na mbajë gjallë. Ne jemi në mes të europës dhe duhet të shkojmë në europë.

Presidenti i ri në Republikën e Shqipërisë – “Të jesh president i Republikës duhet ta shohësh veten në një përmasë tjetër. E të qenit mbi palën , aspekti moshor ka rëndësi, plotësimi profesional, njohja ndërkombëtare, iniciativat dhe programet e realizuara përmbi cdo mentalitet dhe force politike. Qenia mbi forcdat politike është gati e pamundur. Dhe për të përzgjedhur figura të këtij niveli duhet të ketë disa indikatorë në tabelë që janë shumë interesantë. Një nga indikatorët që më shkon në mendje: Kush i ka rezistuar diktaturës dhe nuk është bërë pjesë e saj. Unë nuk e mendoj kandidaturën time si president. Ka rënie të standardin të nivelit të presidentit të fundit që ne patëm i cili për mbi 2 vite nuk pati asnjë takim me ndërkombëtarët jashtë dhe ishte i refuzuar për tu takuar brenda ndoshta krijoi mendimin tek shqiptarët që kushdo mund të bëhet president ndaj dolën qindra mijëra kandidatura në gjitha shtresat shoqërore. Dëshira është e madhe por realitetin nuk mund ta pranojnë. Nuk mund të dalin mijëra kandidatura në një vend të vogël si Shqipëria”, tha Stojku.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb