Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionet kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, ku thotë se policia vijon me goditjen sistematike të fenomeneve kriminale në territor.

Gjatë 48 orëve të fundit, janë 42 shtetas të arrestuar/të proceduar në të gjithë vendin, thotë Balla në postimin e tij në Facebook.

“Policia e Shtetit vijon përmes operacioneve kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit” goditjen sistematike të fenomeneve kriminale në territor. Gjatë 48 orëve të fundit, janë 42 shtetas të arrestuar/të proceduar në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Korçë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Dibër, Fier dhe Kukës”, shkruan Balla

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re